Flash

Zidane, 50 vjetor si i papunë: "Të bëj trajnerin e Francës do të ishte maja"

Lapsi.al 23 June 2022
Zidane, 50 vjetor si i papunë: "Të bëj trajnerin e
Zinedine Zidane fryu 50 qirinjtë në tortën e ditëlindjes dhe, si verën e kaluar, e festoi si i papunë. Kampioni i trefishtë i Europës në krye të Real Madrid është një trajner luksi i lirë, por nëse nuk është rikthyer ende në pankinë me gjithë interesimet e shumta të klubeve, ka vetëm një arsye: ai dëshiron të bëhet trajner i Francës. "Do të ishte gjëja më e mirë që ekziston - komentoi Zizou - Është objektivi im edhe pse nuk varet vetëm nga unë." "Një ditë do të jem trajner i Bleus, të paktën kështu shpresoj sepse është diçka që e dua shumë. Kjo nuk varet nga unë, por dua të mbyll rrethin me Francën sepse është gjithmonë brenda kokës time dhe nuk ka gjë më të mirë sepse është maja”. Sot kombëtarja është në rregull, por nëse paraqitet mundësia në të ardhmen, do të jem gati”. Ndërkohë, ka pasur disa mundësi që Zidane të rikthehet në pankinë, nga ëndrra e Juventusit te Manchester United përmes PSG-së. Pikërisht për klubin parisien, Zizou – një marsejez - ka dyshime: "Kurrë mos thuaj kurrë, sidomos në ditët e sotme. Nuk ka asgjë në lojë, nuk është çështje aktualiteti, por sigurisht që nuk janë 50 klubet në të cilat mund të shkoj të stërvis".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI