Flash

Bayern Mynih e pret, Lewandowski e bën të qartë: nuk do të prezantohet në grumbullim

Lapsi.al 24 June 2022
Bayern Mynih e pret, Lewandowski e bën të qartë: nuk do të

Sipas raportimeve nga faqja spanjolle Sport, Leëandoëski tashmë ka hartuar një plan në rast se rezistenca e Bayern Mynih, për ta mbajtur lojtarin kundër vullnetit të tij në Mynih, do të vazhdojë. Polaku tashmë e ka bërë të qartë se dëshiron të transferohet te Barcelona, por bavarezët vazhdojnë t'i shmangen negociatave me blaugranat. Nëse do të zgjatet ende vetoja e klubit gjerman, Lewandowski është i gatshëm të mos shfaqet në grumbullimin e para-sezonit.

Të mërkurën, gjatë prezantimit të Mane, drejtuesit e lartë të klubit Oliver Kahn dhe Hasan Salihamixhiç, këmbëngulën edhe një herë se qendërsulmuesi ka një kontratë në “Allianz Arena” dhe do të jetë në “Sabener Strasse” në ditën e parë të grumbullimit më 12 korrik. Nga kjo deklaratë ka ardhur edhe reagimi i polakut, që kërcënon se do të rebelohet deri në prishje të kontratës

Sipas “ESPN”, Barcelona dje ka bërë ofertën e parë zyrtare për sulmuesin, pavarësisht se në fund të majit kishte zëra se ata i kishin ofruar Bajernit 32 milionë euro plus 5 milionë bonuse për kartonin e lojtarit. Gjiganti televiziv amerikan nuk ka dhënë shifra, por ka nënkuptuar se oferta e katalanasve është mes 40-50 milionë euro. Bajerni kërkon më shumë se 40 milionë euro për të lënë të lirë yllin e skuadrës që ka një kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI