Flash

Berisha i kërkon ndjesë popullit bullgar: Rama nuk përfaqëson mendimin e shqiptarëve

Lapsi.al 24 June 2022
Berisha i kërkon ndjesë popullit bullgar: Rama nuk

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar ndjesë popullit bullgar për deklaratat e Edi Ramës, pasi Shqipërisë nuk iu çelën negociatat.

Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se Rama nuk përfaqëson mendimin e shqiptarëve, pasi ai nuk njeh asnjë parim të miqësisë mes vendeve.

“Në emër të opozitës shqiptare i kërkoj ndjesë popullit bullgar dhe qeverisë së tij dhe garantoj se ky nuk është mendimi i shqiptarëve, po i një aventurieri. Një njeri që nuk njeh asnjë parim, nuk di se ç’është miqësia mes vendeve. Bullgaria është vend sllav por ne kemi pas një djep të Rilindjes atje shumë të rëndësishëm. Nuk më duket arsye që kryeministri t’u tregojë turpin bullgarëve dhe Bullgarisë, përveçëse një njeri që turpëron çdo shqiptar me vendimin e tij”, tha Berisha.

Të këshilluara

DW: Guximi dhe zhgënjimi në samitin e BE

Zhgënjimi është i madh tek kandidatët nga Ballkani Perëndimor që duan anëtarësim në BE. Prej dekadash atyre u premtohet anëtarësia, por për arsye të ndryshme nu...

09:16

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI