Flash

E kanë përfshirë në video-lojë, Diogo Santos akuzon EA: futbollisti i parë që hap gjyq me FIFA-n

Lapsi.al 24 June 2022
E kanë përfshirë në video-lojë, Diogo Santos akuzon EA:

Futbollisti portugez Diogo Santos ka paditur Electronic Arts për një përdorim “të padrejtë dhe abuziv” të imazhit të tij në videolojërat e serisë së FIFA-s. Aksioni ligjor i depozituar në gjykatën e Bragës parashikon që Santos të kërkojë dëmshpërblim mbi 53.900 euro për dëme pasurore dhe jo pasurore. Keqpërdorimi ka ndodhur në FIFA 19, dhe FIFA Manager 2010, 2011, 2012, 2013 dhe 2014, siç shpjegohet nga prokuroria.

DIOGO SANTOS SFIDON FIFA-n - Sipas avokatëve të Diogo Santos, siç raportohet nga Ojogo, futbollisti - i lindur në Vila Franca de Xira, luajti sezonin e kaluar për FC Felgueiras dhe ka patur një të kaluar në Académico de Viseu, Santa Clara, Amalicão, Oliveirense, Arouca dhe Gil Vicente, dhe në Rumani te Brasov - sot 37 vjeçar ka mësuar se Electronic Arts do t'u paguante "një pasuri të vërtetë disa lojtarëve, si në rastin e Lionel Messit, i cili merr 50 milionë dollarë për t'u paraqitur në lojërat e tyre". Portugezi saktëson se “nuk pretendon të përfitojë atë që i paguhet Lionel Messit, por ky lajm dëshmon se vlera e kërkuar, duke pasur parasysh kapacitetin ekonomik të kompanisë dhe atë që paguan për disa lojtarë, është shumë modeste”.

HISTORIKU - Padia u ngrit në gjykatën e Bragës në shtator 2021 dhe, në atë kohë, zyra pretendoi se nuk ishte "kompetente ndërkombëtarisht" dhe e hodhi poshtë çështjen. Megjithatë, pas një apeli në Supremo Tribunal de Justiça, u konstatua se në Braga mund të vazhdohet dhe për këtë arsye do të zhvillohet gjyqi mes Diogo Santos dhe Electronic Arts. Shanset e atletit iberik për të fituar janë një çështje tjetër: me kusht që të vërtetohet se Messi në të vërtetë ka marrë një shumë të ngjashme (dhe se kjo nuk ka ndodhur për shkak të marrëveshjeve për imazh dhe njeri i kopertinës), Electronic Arts është i autorizuar të riprodhojë tiparet e lojtarëve falë licencës FIFPro, sindikata ndërkombëtare e futbollistëve. Një nismë e ngjashme u ndërmor nga Ibrahimovic, Bale dhe menaxheri Mino Raiola disa vite më parë, të cilët akuzuan EA Sports për përdorimin e imazhit të futbollistëve në videolojërat e tyre, por në atë rast cështja nuk përfundoi në gjykatë. Nëse gjyqi, i pari që do të ngrihet kundër shtëpisë amerikanoveriore, duhet të çojë në një rezultat tjetër, një faqe e re e jurisprudencës së lojërave video mund të shkruhet në Portugali.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI