Flash

Lajçak për vendimin e BE për Ballkanin Perëndimor: Kjo gjeneron zhgënjim të thellë në rajon

Lapsi.al 24 June 2022
Lajçak për vendimin e BE për Ballkanin Perëndimor: Kjo

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, ka reaguar në lidhje me faktin që nuk u mor një vendim për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Me anë të një postimi në Twitter, ai tha se vendimi i djeshëm për vendet e Europës lindore, referuar Ukrainës dhe Moldavisë, dhe fakti që një vendim i ngjashëm nuk u mor për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, gjeneron zhgënjim të thellë në rajon.

“Ne morëm një vendim gjeopolitik për Evropën Lindore, por nuk mund të kemi të njëjtin këndvështrim strategjik për Ballkanin Perëndimor. Kjo gjeneron zhgënjim të thellë në rajon. Jam krenar për udhëheqjen europiane në Lindje, por ne duhet ta rifitojmë atë për fqinjët tanë juglindorë”, ka shtuar Lajçak.

Ditën e djeshme, BE mbajti një Samit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Në të nuk u mor asnjë vendim pozitiv as për çeljen e negociatave për Tiranën dhe Shkupin dhe as për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI