Flash

Video/ Tifozët rrahën lojtarët me shkopinj e hodhën tymuese: Disiplina masakron Saint Etienne

Lapsi.al 24 June 2022
Video/ Tifozët rrahën lojtarët me shkopinj e hodhën tymuese:
Incidentet e rënda të shkaktuara nga tifozët e Saint Etienne, pas disfatës në play-off për qëndrimin në Ligue 1, i kanë kushtuar shtrenjtë klubit francez, i cili në sezonin e ardhshëm në Divizionin e dytë duhet të shlyejë gjashtë pikë dënimi në renditje, nga të cilat tre pezull dhe të bëjë debutimin në kampionat me dyer të mbyllura. Këtë e ka vendosur komisioni disiplinor i ligës së futbollit, i ngarkuar për zgjidhjen e një çështjeje delicate të një sezoni të stuhishëm në stadiumet franceze. Saint Etienne ka deklaruar se nuk do të apelojë. Incidentet datojnë që në play-off më 30 maj, në të cilën vendasit pritën Auxerre. Saint-Etienne ka rënë në Ligue 2 pas tetëmbëdhjetë vitesh dhe tifozët e tyre nuk e pritën aspak mirë. Pushtim i fushës dhe bomba tymuese që synonin lojtarët dhe drejtuesit nga ana e tifozëve. Zemërimi i tyre u përshkallëzua në një pushtim të çmendur të fushës pas humbjes me penallti në play-off kundër Auxerre. Gabimi i Ryad Boudebouz rezultoi fatal për rënien e bardhejeshilëve në Ligue 2 e pas kësaj gjithçka ndodhi në fushën e Geoffroy Guichard. Tifozët e Saint-Etienne pushtuan fushën duke hedhur bomba tymuese drejt tunelit ku u strehuan lojtarët të frikësuar. Tifozët pushtuan fushën duke i hedhur plasëse e fishekzjarre lojtarëve, duke i goditur me grushte dhe shtizat e flamujve. Për këtë arsye lojtarët u detyruan të strehohen në dhomat e zhveshjes për të shmangur më të keqen. Fishekzjarret u drejtuan edhe në tribuna për të goditur drejtuesit e klubit e duke i vënë flakën sediljeve. Në kaosin e përgjithshëm policia duhej të ndërhynte me gaz lotsjellës.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI