Flash

Aplikimi i Kosovës në Këshillin e Europës mbetet në sirtar

Lapsi.al 25 June 2022
Aplikimi i Kosovës në Këshillin e Europës mbetet në

Kosova duhet të pres edhe të paktën 11 muaj për të marrë një përgjigje pozitive nga Këshilli i Evropës. Anëtarësimi në organizatën e të drejtave të njeriut mbetet i vetmi avancim në skenën ndërkombëtare pas mosliberalizimit të vizave.

Pas përgjigjes negative për liberalizimin e vizave, Kosova mund të mjaftohet vetëm me anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Kërkesa e 12 majit e bërë nga qeveria Kurti ka mbetur në sirtarët e organizatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, thotë se avancimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare varet nga dialogu me Serbinë.

Ndërsa analisti politik,Gazmir Raci, e vlerëson vendimin e qeverisë Kurti për të aplikuar në Këshillin e Evropës si të marrë në momentin e duhur dhe thekson burokracitë që hasin shtetet në përpilimin e kërkesave për anëtarësim.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon tha se qeveria e Kosovës duhet të priste nëse do të kishte shumicën e nevojshme për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Kosova aplikoi për anëtarësim në KiE më 12 maj të këtij viti.

Shpresat për shqyrtimin e aplikimit të Prishtinës janë në mbledhjen e radhës, e cila do të mbahet majin e ardhshëm. Komiteti i ministrave të Këshillit nuk e përfshiu aplikimin e Kosovës në agjendën e takimit të 20 majit këtë vit./ ora

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI