Flash

Drogë mes mishit në dyqan, goditet banda shqiptare dhe arrestohen 4 persona

Lapsi.al 25 June 2022
Drogë mes mishit në dyqan, goditet banda shqiptare dhe arrestohen 4

Katër shqiptarë janë arrestuar në shtetin fqinj. Pas një operacioni, policia greke ka gjurmuar një kasaphane në zemër të Athinës, ku përveç shitjes së mishit shpërndahej edhe drogë. Mediat greke raportojnë se trafikantët shqiptarë fshiheshin me biznesin e vendosur në qendër të Athinës, në zonën e madhe tregetare “Barbakios”.

Policia gjeti dhe sekuestroi në këtë dyqan 5 kg 775 gram marijuane, 70 gram kokaine, 11 mije 355 euro, 3 celulare dhe 1 peshore elektronike. Në pranga ranë katër shqiptarë të moshave nga 26, 35, 38 dhe 48 vjeç, por identiteti i tyre nuk bëhet me dije nga mediat greke. Njëri prej shqiptarëve, konsiderohet kreu i grupit, i cili ka qenë i arrestuar edhe në vitin 2012 për grabitje dhe akuza të lidhura me drogën.

Të këshilluara

Maqedonia e Veriut refuzon propozimin francez

Shkupi i ktheu shpinën propozimit francez. Ai është i papranueshëm për vendin, bëri të ditur kryeministri Dimitar Kovaçevski, pasi e njoftoi presidencën francez...

17:21

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI