Flash

Kancelari i Austrisë: BE të shohë përparimin që ka arritur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

Lapsi.al 25 June 2022
Kancelari i Austrisë: BE të shohë përparimin që ka

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer ka shprehur mbështetjen e tij për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Nehammer foli për vendimin e parlamentit bullgar për të pranuar propozimin francez për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut dhe tha se BE duhet të shohë përparimin që kanë arritur dy vendet.

"Na duhet të jemi të hapur, BE duhet të shohë se sa i madh është përparimi që keni arritur dhe njerëzit janë kaq të dëshpëruar se nuk është e ndershme që të përzihen gjërat me njëra-tjetrën. Tashmë që ka pasur një votë në parlamentin bullgar dhe më lini ta theksoj, kryeministri bullgar humbi votëbesimin në parlamentin e tij për shkak të kësaj dhe po lufton për ekzistencën politike si kreu i qeverisë.

Kur vjen fjala për çështjen që duhet të ketë dakordësi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për ta zhbllokuar këtë proces, e mori përsipër këtë rrezik dhe pavarësisht situatave të vështira, dje pati një zgjidhje të mirë për demokracinë. Këtu Europa është e fortë dhe e bashkuar, është e rëndësishme që rajoni të bashkëpunojë. Është detyrimi ynë që të sigurohemi që procesi të nisë njëherë e mirë", tha kancelari i Austrisë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI