Flash

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Nga Rapinoe te LeBron James, yjet e sportit amerikan kundër vendimit për abortin: "Nuk është pro-jetës"

Lapsi.al 25 June 2022
Nga Rapinoe te LeBron James, yjet e sportit amerikan kundër vendimit

Ka zemërim mes yjeve të sportit amerikan për vendimin e Gjykatës së Lartë për të rrëzuar Roe vs. Wade 1973 mbi abortin, duke e hequr këtë të drejtë nga mbrojtja kushtetuese. “Është e vështirë të përshkruhet me fjalë sa e trishtueshme është – tha ikona e kombëtares së futbollit për femra Megan Rapinoe – nuk mund ta përcaktoj sa e trishtueshme dhe mizore është. Çështja është mizoria, sepse kjo nuk është pro jetës". Edhe legjenda e tenisit Billie Jean King është e tronditur nga vendimi, duke thënë se gjykimi "nuk do t'i japë fund abortit, por vetëm aksesit të sigurt dhe ligjor për këtë procedurë mjekësore. Është një ditë e trishtuar në SHBA”, tha ajo. Ylli i Los Angeles Lakers, LeBron James, postoi në Twitter se vendimi ka të bëjë me ‘pushtetin dhe kontrollin’ dhe ri-tweetoi disa postime në lidhje me efektin e vendimit te femrat me ngjyrë.

Në një deklaratë të përbashkët, komisioneri i NBA, Adam Silver dhe komisionerja e WNBA, Cathy Engelbert pranuan se ligat "besojnë se duhet të jenë gratë ato që marrin vendimet për shëndetin dhe të ardhmen e tyre, dhe ne besojmë se liria duhet të mbrohet".

Kritikat për vendimin e gjykatës kanë ardhur të shumta edhe nga trajnerët, lojtarët, ekipet dhe federatat e femrave. Tenistja Coco Gauff nuk mund ta besojë. "Jam tepër e zhgënjyer me vendimin e marrë sot. Pjesa e trishtueshme është se kjo nuk do të ndalojë abortet, por vetëm do të rrisë abortet ilegale dhe të pasigurta. Sot është një ditë shumë e trishtuar për vendin tonë dhe nuk mund ta besoj ende që historia po përsëritet”, ka shkruar në Twitter finalistja e Roland Garros.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI