Flash

Rama përsërit deklaratat në Austri: Ndihem i keqardhur për Bashkimin Europian

Lapsi.al 25 June 2022
Rama përsërit deklaratat në Austri: Ndihem i keqardhur për

Kryeministrit Edi Rama nuk i ka dalë e “keqja” në lidhje me samitin e BE-së, pasi përsëriti të njëjtat ankesa edhe ditën e sotme në një vizitë në Austri. I pranishëm në Forumin Europian për mbështetjen ndaj Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë, Rama nuk i kurseu kritikat ndaj BE-së  duke thënë se Unioni është i pafuqishëm përballë pengmarrjes së Bullgarisë për dy vende të NATO-s, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Rama u shpreh se Ballkani ka nevojë për BE-në, aq sa ka nevojë BE-ja për të sidomos  në një situatë kaq të nxehtë në Europë, në mes të një lufte.

"Ky më duket vendi i përsosur për të diskutuar Europën dhe Ballkanin Perëndimore. Në këtë lloj kryqëzimi, disa prej shkallëve shkojnë lart, disa poshtë dhe ne jemi në mes. Ne mund ta ngremë njëri tjetrin dhe po kështu mund ta ulim poshtë. Disa njerëz  e kuptojnë vërtetë mirë, të tjerë kanë nevojë për më shumë shtysë që ta kuptojnë. BE ka nevojë për Ballkanin, po aq sa ka nevojë Ballkani. Nuk është ide  e mirë të ftosh dikë dhe nga Ballkani dhe ta lësh të ulet se mund të kërkojë vërtetë shumë kohë që të dëgjosh fjalën e tij. Urime të gjithë atyre që patën idenë që të qëndroj në këmbë në mënyrë që trupi im të ndal vrullin tim. Nuk ka vend më të mirë se Austria për të marrë veten nga mbledhjet depresive të Brukselit. Nuk falënderoj dot sa duhet kancelarin për mikpritjen e shkëlqyer, njësoj siç ulet krah meje në Këshill, pasi Shqipëria dhe Austria nisin me A, është më tepër se rastësi se kam krah meje udhëheqësin e një vendi që ka qenë mbështetës i Ballkanit dhe Shqipërisë. Pas këtyre fjalëve të bukur duhet të bëhem i hidhur se duhet të flas për BE. Më duhet ët them, se ndihem i keq ardhur për BE, ndihem vërtetë i keq ardhur", tha Rama.

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të shtunë

Vijojnë prezente masat ajrore me origjinë Afrikane duke diktuar në vendin tonë mot të kthjellët dhe të nxehtë gjatë paradites ndërsa pjesa e dytë e ditës sjellë...

08:17

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI