Flash

Rama-ukrainasve: Morët statusin si ilaç për depresion, por mos krijoni iluzione

Lapsi.al 25 June 2022
Rama-ukrainasve: Morët statusin si ilaç për depresion, por mos

Gjatë fjalës së tij në Forumin Europian Wachau për temën “Ruajtja e së ardhmes së Europës dhe zgjerimi i BE”, kryministri Edi Rama ka komentuar edhe mbi vendimin e fundit të Bashkimit Europian për t'i dhënë statusin e vendit kandidat Ukrainës. Rama thotë se është shumë i lumtur për Ukrainën, por u shpreh se shpreson që ukrainasit të mos kenë shumë iluzione, pasi Maqedonia e Veriut ka 17 vite që pret.

“Jemi shumë të lumtur që Ukraina mori statusin e vendit kandidat, shpresoj të mos kenë shumë iluzione, morën një ilaç kundër depresionit që është mirë për moralin dhe hormonet për njëfarë kohë. Më tej ju duhet të përballen me realitetin të cilin përballet Maqedonia. (Duartrokitje në sallë) Flet për Ballkanin dhe bëhet zhurmë. Shpresoj që ukrainasit të marrin në konsideratë e të hedhin sytë nga Maqedonia, 17 vjet kandidate, mënyra më e çuditshme për të qenë kandidat, mund të jesh kandidat kur flet. Ky status kandidat është shpikur për këtë gjë të bëjë të të ndihesh që je kandidat por të ët lërë në porritje për të folur. Ata ndryshuan edhe emrin. Shqipëria pret 8 vite. Është një udhëtim që duhet ët japësh rezultate, të reformohesh”, tha Rama.

 

Të këshilluara

Maqedonia e Veriut refuzon propozimin francez

Shkupi i ktheu shpinën propozimit francez. Ai është i papranueshëm për vendin, bëri të ditur kryeministri Dimitar Kovaçevski, pasi e njoftoi presidencën francez...

17:21

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI