Flash

Tentuan vrasjen e djalit të biznesmenit në Pogradec, arrestohet një prej autorëve

Lapsi.al 25 June 2022
Tentuan vrasjen e djalit të biznesmenit në Pogradec, arrestohet

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga shtetasin Grisel Maxhari, i cili ishte shpallur në kërkim që prej muajit prill, pasi dyshohet për tentativën e vrasjes ndaj Johan Muçllarit. Autori tjetër Firdeus Berberi është ende në kërkim.

Maxhari ishte shpallur në kërkim nga policia, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; “Prishja e qetësisë publike”. Për atentatin ndaj Muçllarit janë arrestuar më herët edhe pesë persona të tjerë, të cilët ndihmuan dy autorët që t’i largoheshin policisë.

22-vjeçari u plagos dhe ka shkuar vetë në spitalin e qytetit i plagosur në këmbë me armë zjarri dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore. Fillimisht autorët e kanë ngacmuar 22-vjeçarin, i cili iu është kundërpërgjigjur me grushte. Më pas dy atentatorët kanë qëlluar me armë drejt Johan Muçllari, si edhe e kanë plagosur me thikë në kokë. Pas ngjarjes, dyshohet se Firdeus Berberi dhe Greisi Maxharin janë larguar me një golf ngjyrë blu. Kanë qenë bluzat e bardha që kanë sinjalizuar uniformat blu për ngjarjen pas mbërritjes së Muçllarit në spital.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të shtunë

Vijojnë prezente masat ajrore me origjinë Afrikane duke diktuar në vendin tonë mot të kthjellët dhe të nxehtë gjatë paradites ndërsa pjesa e dytë e ditës sjellë...

08:17

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI