Flash

Makina përplas 2 fëmijë në Tepelenë

Lapsi.al 26 June 2022
Makina përplas 2 fëmijë në Tepelenë

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në rrugën “Bilbilenjtë” në lagjen “Mustafa Matohiti” në Tepelenë.

Policia thotë se rreth orës 20:15 një person me iniciale A. B., banues në këtë qytet, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka përplasur 2 fëmijë.

Të miturit u transportuan në spital, për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë për të kryer procedurat e mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

284 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 284 raste të reja me koronavirus nga 827 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën...

16:08

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI