Flash

Rama thumbon Piro Dhimën: Edhe ti këtu në Shqipëri e ke nisur

Lapsi.al 26 June 2022
Rama thumbon Piro Dhimën: Edhe ti këtu në Shqipëri e ke

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në mbrëmjen falënderuese për delegacionet e mbi 150 vendeve të botës, të cilat e zhvilluan Kongresin Zgjedhor të Federatës Botërore të Peshëngritjes në Shqipëri.

Edhe në këtë fjalë nuk munguan batutat e Ramës.

Për Presidentin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes tha se “i kishte bërë presion qeverisë që mos sillte asnjë problem me vizat për delegatët”.

Kreun e Federatës Botërore të Peshëngritjes e quajti pasha.

“Ju përmendët Mehmet Pashën si themeluesin e Egjiptit të sotëm dhe folët fjalë të bukura dhe të mira për Tiranën, por ju jeni Mehmet Pasha i Federatës Ndërkombëtare të Peshëngritjes dhe me emrin që keni ju dhe me atë titull që ju mbani, jam i sigurt që Federata e Peshëngritjes do të gëzojë ditët e saj më të bukura” – tha Rama.

Më pas batutat ishin për Piro Dhimën, kampionin olimpik nën flamurin e Greqisë.

“Ne bashkë jemi takuar përpara disa kohesh, nuk keni qenë president në atë kohë, as Pasha, por Tirana, Shqipëria ju solli fat dhe jam vërtet shumë i kënaqur sepse Shqipëria i solli fat edhe zëvendës-presidentit, mikut tonë të dashur Pirro Dhimës, i cili e filloi rrugëtimin e vetë drejt yjeve pikërisht këtu, në Shqipëri ku ai shkëlqeu si një yll i vërtetë në botën e peshëngritjes dhe tani po ndihmon Amerikën që të shkëlqejë.

Është drejtori i Federatës Amerikane të Peshëngritjes dhe për herën e parë në histori, amerikanët morën një medalje të artë në sportin e peshëngritjes”, - u shpreh kryeministri. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Makina përplas 2 fëmijë në Tepelenë

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në rrugën “Bilbilenjtë” në lagjen “Mustafa Matohiti” në Tepelenë. Policia thotë se rreth orë...

21:12

284 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 284 raste të reja me koronavirus nga 827 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën...

16:08

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI