Flash

Aksident në Këlcyrë, makina përplas 50-vjeçarin

Lapsi.al 27 June 2022
Aksident në Këlcyrë, makina përplas 50-vjeçarin

Një 50-vjecar është aksidentuar mbrëmjen e sotme në Këlcyrë. Policia njofton se fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

NJOFTIMI

Rreth orës 21:35, në aksin rrugor Këlcyrë-Ura e Leklit, në vendin e quajtur "Gryka e Këlcyrës", shtetasi G. L., 29 vjeç, banues në Këlcyrë, duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka përplasur shtetasin K. Y., rreth 50 vjeç, banues në Këlcyrë, i cili u transportua në Spitalin e Këlcyrës për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Të këshilluara

Një i arrestuar për krime lufte në Kosovë

Prokuroria e Posaçme e Kosovës tha të hënën se është arrestuar një person i përkatësisë kombëtare malazeze nën dyshimet për krime lufte, I arrestuari të cili...

20:29

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI