Flash

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

E ardhmja e De Ligt larg Torinos, Juventus fikson çmimin: Chelsea e United të interesuar

Lapsi.al 27 June 2022
E ardhmja e De Ligt larg Torinos, Juventus fikson çmimin: Chelsea e

Ndërsa pret mbërritjen e Paul Pogba në Continassa, Juventusi po përpiqet të kuptojë çfarë do të ndodhë me Matthijs De Ligt. Drejtori menaxhues Maurizio Arrivabene dhe drejtori i zonës teknike, Federico Cherubini u takuan në Forte dei Marmi për një takim merkato, ku u diskutua edhe për keqardhjen e shprehur nga mbrojtësi holandez përmes menaxheres Pimenta. Pas shqetësimit të De Ligt qëndron presioni i Chelsea, që ka aktivizuar Juventusin, që ka vendosur për një strategji: mbrojtësi do të largohet vetëm për një ofertë parash në dorë dhe duke iu përgjigjur klauzolës së lirimit.

E përkthyer në shifra: kush do De Ligt do të duhet të paraqitet në selinë e Juventusit me një ofertë prej 115 milionë eurosh dhe nëse do të ketë lojtarë në shkëmbim bardhezinjtë do të zgjedhin. Lojtari e sigurtë nuk do të jetë Timo Werner, siç u propozua nga Chelsea në qasjen e parë të negociatave.

Mbrojtësi holandez shkon në skadencë kontrate në vitin 2024 dhe bisedimet për rinovimin nuk kanë çuar në asnjë pikë takimi, madje as informale. Edhe për këtë arsye De Ligt ka bërë të ditur se është gati të ndryshojë ajër dhe vetë Juventusi, i cili priste një hap nga lojtari, ka filluar të shqyrtojë mundësinë e lënies së lojtarit. Megjithatë jo në të gjitha kushtet e kërkuar prej tij.

Ka dy perspektiva të merkatos larg Torinos: Chelsea i Tuchel dhe mentori i tij te Manchester United, Erik ten Hag. Blutë duhet të rindërtojnë mbrojtjen pas lamtumirës së Christensen dhe Rudiger, por bardhezinjtë e dinë këtë dhe mund të presin një rritje të rëndësishme të ofertës me lojtarë të rëndësishëm në shkëmbim për një vlerësim të drejtë.

Nga ana tjetër, United mund të hyjë në një lojë, duke e bërë Juventusin të buzëqeshë, duke rritur çmimin. Kjo lëvizje, me një ofertë zyrtare prej rreth 80-90 milionë euro në përgjithësi, do të ndryshonte skenarin dhe jo pak.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI