Flash

G7 shpalos planin që rivalizon iniciativën kineze për fondet e vendeve në zhvillim

Lapsi.al 27 June 2022
G7 shpalos planin që rivalizon iniciativën kineze për fondet e

Liderët e grupit të shtatë shteteve më të industrializuara (G7) kanë shpalosur detajet e planit për mobilizim të 600 miliardë dollarëve për ndarje të fondeve për vendet në zhvillim. Ky projekt është parë si rrugë për të rivalizuar iniciativën kineze, Brezi dhe Rruga. Skema e ashtuquajtur Partneritet për Infrastrukturë Globale dhe Investime, ishte prezantuar për herë të parë vitin e kaluar, në kohën sa është mbajtur Samiti i G7-ës në Angli. Ky grup përbëhet nga: Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Italia, Kanadaja dhe Japonia. Presidenti amerikan Joe Biden, ka thënë se plani garanton kthimin e mjeteve për secilin. Iniciativa kineze është kritikuar për zhytje të shteteve në borxhe të mëdha.

“Dua të jem i qartë. Kjo nuk është ndihmë, as bamirësi. Është investim që garanton kthimin e mjeteve për secilin. Skema u mundëson shteteve që të shohin 'përfitime konkrete nga partneriteti me demokracitë'.", ka thënë Biden për skemën.

Plani u bën thirrje liderëve të G7-ës që të mbledhin 600 miliardë dollarëve brenda pesë vjetëve, për të ndarë fonde për projekte infrastrukturore në shtetet me të ardhura të mesme apo të ulëta. Shtetet e Bashkuara janë zotuar për të ndarë 200 miliardë dollarë përmes granteve, fondeve federale dhe investimeve private, derisa BE-ja ka thënë se do të ndajë 300 miliardë euro. Iniciativa synon të ndihmojë shtetet në luftim të ndryshimeve klimatike, në përmirësim të shëndetit global, në barazi gjinore dhe ndërtim të infrastrukturës digjitale. Disa prej projekteve kyçe përfshijnë një projekt me energji diellore në Angola, një fabrikë vaksinash në Senegal, dhe një kabllo nënujore telekomunikimi me gjatësi 1,609, që lidh Singaporin me Francën, përmes Egjiptit./ REL

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI