Flash

Gjithë jetën me një klub, francezi largohet pas 27 vitesh: “Ky vendim ishte zemërthyer”

Lapsi.al 27 June 2022
Gjithë jetën me një klub, francezi largohet pas 27 vitesh:

Në futboll gjithnjë e më tepër është koncepti se kanë humbur flamujt, se paraja vjen para gjithckaje e megjithatë ka raste që të tregojnë të kundërtën. Padyshim i tillë është raporti mes Vincent Manceau dhe Angers, që ka ardhur në fund pas 27 sezonesh. Lojtari ka luajtur gjithnjë për të njëjtin klub, që kur ka hedhur hapat e parë në fushë, pasi iu bashkua klubit francez në 1995 dhe nuk u largua më kurrë: nga akademia e të rinjve, te debutimi me ekipin e parë e deri në largimin e tij këtë verë.

Vincent Manceau do të largohet më 30 qershor pas skadimit të kontratës dhe ka publikuar një letër që e ka postuar në rrjetet sociale për të përshëndetur skuadrën e tij. Ky është postimi me të cilin ai ka komunikuar ndarjen nga klubi pasi ka vënë në dijeni presidentin për vendimin e tij: “Fola me presidentin për të ndarë në radhë të parë me të vendimin tim, ky vendim ishte zemërthyer. Me një emocion të fortë ju njoftoj se kam vendosur të mos e zgjas lidhjen time të dashurisë me klubin tim, Angers”.

Urimi për skuadrën e tij dhe tifozët vijon si më poshtë: “27 vite lumturi të pastër, gëzime jete, takime të arta dhe momente të paharrueshme gjatë stërvitjes dhe viteve të mia profesionale”. Ende nuk është shumë e qartë nëse Vincent Manceau do t'i varë përgjithmonë këpucët e tij apo nëse do të veshë fanellën e një skuadre tjetër. Në fakt, asgjë nuk është e përjetshme, edhe pse ndonjëherë mund të duket kështu.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI