Flash

Harta e re gjyqësore, Prokurori i Përgjithshëm Çela jep dakordësinë

Lapsi.al 27 June 2022
Harta e re gjyqësore, Prokurori i Përgjithshëm Çela jep

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka dhënë dakordësinë e tij për hartën e re gjyqësore të krijuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Në letrën drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, Çela thotë se vlerëson bashkërendimin dhe koordinimin ndërinstitucional për të lehtësuar ngarkesën dhe për të mbështetur veprimtarinë e prokurorëve me numër të kufizuar.

Ndërkohë në shumë qytete avokatët kanë bojkotuar në kundështim të hartës duke thënë se vendimi është arbitrar, cenon interesat e komunitetit, duke rritur kështu dhe kostot te qytetarët dhe dëmtuar aksesin në drejtësi.

Pas muajsh konsultimesh me grupet e interesit, propozimi i Këshillit Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore përfshin: 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI