Flash

Maturantët protestojnë sot për provimin me zgjedhje/ Kushi: Testi nuk ka asnjë gabim shkencor

Lapsi.al 27 June 2022
Maturantët protestojnë sot për provimin me zgjedhje/ Kushi: Testi

Këtë të hënë kanë dalë rezultatet e lëndës me zgjedhje. Provimit iu nënshtruan 29.775 maturantë, ku 1144 prej tyre kanë ngelur. Ndërkohë, vetëm 128 maturantë kanë arritur të marrin notën 10.00. Teksa maturantët kanë paralajmëruar sot protestë në orën 10 përsa i përket testit të biologjisë dhe lëndëve të tjera me zgjedhje, ka reaguar ministrja e Arsimit Evis Kushi. Kushi thekson se pas vlerësimit të bërë, është konfirmuar që testi nuk ka asnjë gabim shkencor dhe pyetjet janë hartuar sipas niveleve të vështirësisë për të diferencuar secilën notë.

"Ju konfirmoj që testi nuk ka asnjë gabim shkencor dhe pyetjet janë hartuar sipas niveleve të vështirësisë, për të diferencuar secilën notë, e për të mos penalizuar as nxënësit e shkëlqyer, por për të vlerësuar të gjithë sipas punës e meritës. Nisur nga shqetësimet tuaja, kemi punuar ditë e natë me mësuesit vlerësues për të garantuar shpalljen e rezultateve, me cilësi të lartë dhe në kohë sa më të shpejtë.", është shprehur ministrja.

Të këshilluara

Makina përplas 2 fëmijë në Tepelenë

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në rrugën “Bilbilenjtë” në lagjen “Mustafa Matohiti” në Tepelenë. Policia thotë se rreth orë...

21:12

284 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 284 raste të reja me koronavirus nga 827 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën...

16:08

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI