Flash

Mbërrin në Itali sulmuesi i ri i Milan: goditja e parë në merkato e kuqezinjve

Lapsi.al 27 June 2022
Mbërrin në Itali sulmuesi i ri i Milan: goditja e parë në

Zhbllokohet më në fund edhe merkato e Milanit, Divock Origi është duke u bërë sulmuesi i ri i kuqezinjve. Belgu, i liruar nga kontrata me Liverpool ka zbarkuar rreth orës 18 në aeroportin Malpensa të Milanos, në fluturimin nga Brukseli dhe, më pas, është zhvendosur në hotel Sheraton: nesër janë planifikuar ekzaminimet mjekësore dhe nënshkrimin e kontratës katërvjeçare prej 3.5 milionë euro plus bonuse. Marrëveshja u mbyll pak kohë më parë nga Maldini-Massara e do të zyrtarizohet në orët në vijim. Një goditje e rëndësishme për Piolin, që me 27 vjecarin do të ketë një alternativë të rëndësishme për Giroud.

Është e vështirë të thuhet tani nëse Origi do të nisë me gradën e titullarit në qendër të sulmit të Milanit, por sigurisht që sulmuesi belg përfaqëson një lojtar cilësor, të aftë për të shënuar gola. Profil i besueshëm që vitet e fundit ka qenë një aktor mbështetës te Liverpool, por ka qenë gjithmonë gati kur është thirrur në cështje nga Klopp. Në katër vitet e fundit, me Reds ai ka bërë 60 paraqitje dhe 16 gola, përfshirë dygolëshin kundër Barcelonës në gjysmëfinalen e Champions League 2019 dhe atë në finale kundër Tottenham. Atij sigurisht nuk i mungon eksperienca ndërkombëtare dhe për këtë arsye Maldini ka vendosur të mos e lërë të shpëtojë, duke e fundosur goditjen që në pranverë.

Javët e fundit Origi ka punuar shumë në Belgjikë për t'u rikuperuar nga problemi muskulor që e detyroi të humbasë finalen e sezonit për të qenë gati për fillimin e grumbullimit të hënën e ardhshme. Tani ai do të ketë një javë për t'u vendosur në Milano dhe, më pas, do të fillojë aventurën e tij te kuqezinjtë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI