Flash

Meta godet koncesionet: Po jepen në mënyrë korruptive dhe klienteliste

Lapsi.al 27 June 2022
Meta godet koncesionet: Po jepen në mënyrë korruptive dhe

Presidenti Ilir Meta deklaroi koncesionet dhe PPP-të po dëshmojnë dhënien e tyre në mënyrë korruptive dhe klienteliste, referuar një shkrimi të botuar sot në revistën “Monitor”.

Shkrimi i Monitor

Kreu i Shtetit thekson se është “jetike të shtohen përpjekjet për të minimizuar dhënien e koncensioneve, forcimin e sundimit të ligjit dhe ndëshkimin e përgjegjësve në nivelet më të larta shtetërore të përfshirë në këto afera”. 

Postimi i Metës: 

Koncensionet dhe PPP-të po dëshmojnë qartësisht dhënien e tyre në mënyrë korruptive dhe klienteliste.

Këtë e tregon rritja e pandalshme e kostos së ndërtimit, kryesisht të rrugëve.

Fakti që ndërtimi i rrugëve në Shqipëri, koston më shtrenjtë se në vendet e Bashkimit Europian dhe të rajonit, është një tregues shumë domethënës i abuzimit me fondet publike.

Këto praktika janë shumë të dëmshme për ekonominë e vendit, veçanërisht për rëndimin e buxhetit të shtetit dhe rritjen e pandalshme të borxhit publik.

Është jetike të shtohen përpjekjet për të minimizuar dhënien e koncensioneve, forcimin e sundimit të ligjit dhe ndëshkimin e përgjegjësve në nivelet më të larta shtetërore të përfshirë në këto afera.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI