Flash

Rama rinovon eskortën, tender 26 milionë lekë për makina të reja

Lapsi.al 27 June 2022
Rama rinovon eskortën, tender 26 milionë lekë për makina

Eskorta e Gardës së Republikës që shoqëron kryeministrin Edi Rama në lëvizjet e tij brenda vendit do të ndryshojë flotën e automjeteve. Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara ka hapur një tender me fond limit me 206 milionë lekë të vjetra me objekt: “Blerje automjete për Gardën e Republikës ndarë në 2 (dy) lote”.

Një burim pranë Gardës i tha Lapsi.al se automjetet e reja do të jenë në dispozicion të grupit të shoqërimit të kryeministrit Rama. 

Në njoftimin e publikuar nga Agjencia e Prokurimeve Publike, thuhet se automjetet do të shërbejnë “për transportin e punonjësve të sigurisë në eskortë”. Kompania fituese duhet të sigurojë makinat brenda këtij viti, ndërsa nuk bëhen me dije më shumë specifikime për mjetet.

Ndoshta automjetet janë vërtet të amortizuara e duhen ndryshuar, por nuk është për t'u anashkaluar fakti se këto shpenzime të larta qeveritare vijnë në një kohë kur Rama dhe ministrat e tij iu bëjnë thirrje qytetarëve të "shtrëngojnë rripin" për shkak të krizës së çmimeve. 

Më poshtë njoftimi i publikuar në APP për tenderin, ofertat për të cilin mbyllen më datë 29 qershor. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Jahti luksoz fundoset në Dhërmi

Një jaht luksoz është mbytur në ujërat e Drimadhes Dhërmi. Në orën 18.30 është njoftuar se në Drimadhes Dhërmi në një distancë rreth 100 m nga bregu duke qëndru...

16:15

Kurti: Ku gabon Rama me "Ballkanin e Hapur"

“Unë nuk mendoj se Ballkani i Hapur do të ketë sukses. Edhe mendoj se është i gabueshëm”. Janë këto fjalët e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që këmbëngul s...

22:46

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI