Flash

Rusët zaptuan fabrikën Azovstal, pronari i padit në Gjykatën Europiane për dëmet

Lapsi.al 27 June 2022
Rusët zaptuan fabrikën Azovstal, pronari i padit në Gjykatën

Njeriu më i pasur i Ukrainës ka ngritur një padi kundër Rusisë në gjykatën më të lartë europiane të të drejtave të njeriut të hënën, duke kërkuar kompensim për ato që ai ka thënë se janë miliarda dollarë humbje biznesi që nga pushtimi i Rusisë, sipas The Guardian.

Rinat Akhmetov, pronar i fabrikës së çelikut Azovstal në qytetin e Mariupolit, ku luftëtarët ukrainas luftuan për javë të tëra paditi Rusinë për “shkelje të rënda të të drejtave pronësore” në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Ai tha se Akhmetov po kërkonte gjithashtu një urdhër gjykate “për të parandaluar përfshirjen e Rusisë në bllokada të mëtejshme, grabitje, devijime dhe shkatërrime të grurit dhe çelikut” të prodhuara nga kompanitë e tij.

“E keqja nuk mund të mbetet pa u ndëshkuar. Krimet e Rusisë kundër Ukrainës dhe popullit tonë janë skandaloze dhe fajtorët e tyre duhet të mbajnë përgjegjësi”. Plaçkitja e mallrave të eksportit të Ukrainës, duke përfshirë grurin dhe çelikun, ka rezultuar në rritjen e çmimeve. Këto veprime barbare duhet të ndalen dhe Rusia duhet të paguajë për mizoritë”.

I pyetur për padinë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia nuk ishte më nën juridiksionin e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI