Flash

Sherr me armë mes shqiptarëve në Itali, 3 të plagosur

Lapsi.al 27 June 2022
Sherr me armë mes shqiptarëve në Itali, 3 të plagosur

Të shtëna me armë mes katër shtetasve shqiptarë kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në Venecia të Italisë, në zonën e Bibione. Mediat italiane raportojnë se si pasojë e të shtënave kanë mbetur të plagosur tre persona.

Njëri prej tyre mësohet se është në gjendje të rëndë për jetën, pasi u transportua me helikopter në spital për të marrë ndihmë më të shpejtë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00.

Dy nga të plagosurit janë shqiptarë, ata kishin ndërhyrë vetëm për të ndarë nga konflikti dy bashkatdhetarët që po ziheshin. Konflikti ka degraduar më tej në përdorimin e armës së zjarrit.

Gjithçka nisi me një nga protagonistët, një 55-vjeçar me banim në Bevazzana, i cili i armatosur me armë i ka rënë ziles së derës së bashkatdhetarit të tij që jeton në një apartament në banesat publike në Via della Vega. Sipas dëshmive, personat e përfshirë, të punësuar si kopshtarë në një agjenci në Bibione, kishin debate për shkak të parave.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Sipas MeteoAlb: Moti i kthjellët dhe i nxehtë mbizoteron në të gjithë vëndin deri pas mesdite kur priten vranësira të lehta e kalimtare në ultësirën perëndimore...

07:43

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI