Flash

Udhëheqësit e G7 premtojnë mbështetje për Ukrainën për aq kohë sa duhet

Lapsi.al 27 June 2022
Udhëheqësit e G7 premtojnë mbështetje për Ukrainën

G7 është zotuar se do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për Ukrainën ‘për aq kohë sa duhet' në një dekaratë të përbashkët në samitin e tyre në Gjermani.

“Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje financiare, humanitare, ushtarake dhe diplomatike dhe do të qëndrojmë me Ukrainën për aq kohë sa duhet’ thuhet në deklaratën e G7.

‘Ne jemi përkushtuar të ndihmojmë Ukrainën që të ruajë sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, të mbrojë veten dhe të zgjedhë të ardhem e saj. I takon Ukrainës të vendosë për një zgjidhje të ardhshme paqeje, pa presione ose ndikim nga jashtë’ thuhej në deklaratë.

Udhëheqësit thanë se do të punojnë së bashku për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet dhe pasi të përfundojë lufta.

"Me synimin për një zgjidhje të qëndrueshme të paqes pas luftës, ne jemi të gatshëm të arrijmë marrëveshje së bashku me vendet dhe institucionet e interesuara dhe Ukrainën për angazhime të qëndrueshme të sigurisë për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet, të sigurojë të ardhmen e saj të lirë dhe demokratike dhe të pengojë agresionin e ardhshëm rus. “ thuhej gjithashtu në deklaratë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI