Flash

Video/ Presidenti i klubit grusht arbitrit: anullohet goli i kundërshtarëve dhe fitore për presidentin "boksier"

Lapsi.al 27 June 2022
Video/ Presidenti i klubit grusht arbitrit: anullohet goli i
Në Premier League të Nigerisë duket se kanë një VAR alternativ efikas, të paktën sipas ngjarjeve të pabesueshme që ndodhën gjatë ndeshjes mes Kano Pillars dhe Dakkada, dy skuadra nga zona e poshtme e renditjes. Episodi flagrant ndodhi në minutën e 92-të, me Kano në avantazh 1-0: në golin e barazimit të Dakkada, presidenti vendas mori vendimin "e duhur" për të zbritur në fushë dhe për të goditur me grusht në fytyrë asistentin e arbitrit. Rezultati? Barazimi anulohet dhe skuadra e tij fitoi. Fitore e madhe për Kano Pillars, një skuadër nigeriane e Premier League, e cila duke mposhtur në shtëpi rivalët e tyre të drejtpërdrejtë Dakkada ngushtësisht, është ngjitur në vendin e pestë nga fundi dhe përkohësisht jashtë zonës së rënies nga kategoria. Sa keq që këto tre pikë kanë ardhur në një mënyrë mjaft të diskutueshme, për të mos thënë skandaloze. Në fakt, në kohën shtesë Dakkada arriti të gjente golin e barazimit, por në atë moment ndërhyri presidenti i Kanos, i cili doli në fushë duke goditur me grusht asistentin. Ndërhyrja e dhunshme e Alhaji Surajo Yahaya Jambul, kështu quhet presidenti i Kano Pillars, rezultoi vendimtare, duke qenë se më pas arbitri vendosi të anulojë golin në konsultim me asistentin e tij të rrahur. Sipas mediave nigeriane, numri një i klubit ka kërcënuar edhe me vdekje gjyqtarët. Pas kësaj cështje të trishtë dhe absurde, federata vendosi të pezullojë drejtuesin për një kohë të pacaktuar dhe të hapë një hetim. Një masë vërtet qesharake, duke marrë parasysh atë që ndodhi.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI