Flash

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Policët ranë në marrëveshje për të dhënë dëshmi të rreme

Lapsi.al 27 June 2022
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Policët ranë në marrëveshje

Lidhjet me politikën, u ka dhënë përherë terren të lirë bandave në Elbasan, por në vrasjen e Pjerin Xhuvanit, policët janë futur në lojën e kriminelëve duke manipuluar të vërtetën për një vrasje që shenjoi zgjedhjet e 25 Prillit.

Agjencia për Mbikqyrjen Policore zbuloi se policët që ishin aty, kur u vra Pjerin Xhuvani në datë 21 Prill të 2021 u bënë pjesë e një skeme manipulimi të dinamikës së ngjarjes. Hetimet kanë dalë në përfundimin se dy shefat e policisë në atë kohë, Albert Nushi dhe Nikollaq Papa kanë gënjyer në dëshminë e tyre dhe për më tepër, janë koordinuar me vartësit.

Bashkë me ta, 6 policë të forcave Shqiponja janë bërë pjesë e manipulimit dhe kanë gënjyer para prokurorit të çështjes, njësoj si shefat e tyre.

Për ngjarjen është në burg Arbër Paplekaj, ish-shoqërues i Gazment Bardhit që akuzohet për vrasjen me dy plumba të Pjerin Xhuvanit dhe plagosjen e dhëndrit të tij, Elton Bodinakut.

Lexo edhe: DINAMIKA/ Çfarë ndodhi në Elbasan, nga dyshimet për blerjen e votave te vrasja e Pjerin Xhuvanit

Lexo edhe: Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ Misteri i armës izraelite që u zhduk pas ngjarjes

Në përplasjen me armë, mbetën të plagosur edhe një police e Shqiponjave, Xhensila Sota dhe dy nga personat që ishin të përfshirë në mbrojtjen e votave për PD, Emiljan Prenga dhe Pavlo Vuksani.

Mbetet ende mister shkaku që i detyroi policët të gënjenin dhe detajet që janë përpjekur të fshehin.

Por ajo që duhet dalluar në këtë histori është fakti se në manipulim nuk u përfshi vetëm njëri apo dy policë, por i gjithë grupi bashkë. Dy shefa dhe 6 policë të Shqiponjave kanë pasur një marrëveshje me njëri-tjetrin për të dhënë dëshmi të rreme, mbi mënyrën se si mbeti i vrarë Xhuvani dhe si u plagosën të tjerët.

Çfarë fshehën policët pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan? Kush i organizoi të gënjenin të gjithë bashkë? Kë mbrojtën shefat e policisë në vendin e krimit?

Deklaratat e tyre të rreme i shtohen manipulimit publik të ish-prokurorit të çështjes, Alfred Shehu.

Ai deklaroi publikisht se në vendin e krimit nuk u gjetën materiale zgjedhore, por në gjykatë ai pohoi se aty ishin gjetur karta identiteti, lista të tipit të patronazhistëve dhe një sasi parash.

https://lapsi.al/2021/05/20/shperblimi-kalon-vetingun-prokurori-qe-genjeu-per-vrasjen-e-pjerin-xhuvanit/

Përveç kësaj, në makinën e njërit prej protagonistëve të ngjarjes, Kelmend Xhaferaj u gjetën postera dhe materiale të fushatës zgjedhore të Taulant Ballës.

Xhaferaj u arrestua nga RENEA disa ditë më parë, por u lirua menjëherë, sepse kishte fituar pafajësinë. Roli i Kelmend Xhaferajt në përplasjen me arm mbeti i paqartë, ndërsa ende nuk dihet se kush i plagosi dy ish-punonjësit e policisë Emiljan Prenga dhe Pavlo Vuksani./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI