Flash

Arbitrat, kështu do të ndryshojë VAR: specialistë në monitor e pozicion jashtë loje automatik

Lapsi.al 28 June 2022
Arbitrat, kështu do të ndryshojë VAR: specialistë në

Në fund të një sezoni plot diskutime dhe polemika, një nga më të komplikuarit që kur ka mbërritur mbështetja teknologjike, klasa e arbitrave po përgatitet të bëjë një hap më tej përpara në kërkim të zgjidhjeve të reja që kufizojnë sa më shumë gabimet. Sipas Corriere della Sera, në fakt, duke filluar nga viti i ardhshëm mund të futen disa risi të rëndësishme për sa i përket menaxhimit të VAR, duke përfshirë praninë e specialistëve para monitorëve dhe pagëzimin e pozicionit jashtë loje automatike.

Aktualisht, në sallën VAR operojnë, me rotacion, arbitrat e fushës, por vetë dizenjatori, Gianluca Rocchi, kishte paraprirë se aplikimi i një ekipi "varistësh" të specializuar ishte i pashmangshëm. “Nëse arbitri, nga VAR, merr me vete qëndrimin e tij në fushë, ai gabon”, tha ish-arbitri. Prandaj, ky do të jetë ndryshimi i parë i madh që do të fillojë nga 2022/23.

Një tjetër revolucion në horizont, është ai i pozicionit jashtë loje automatik, që FIFA do të dëshironte të ishte plotësisht funksional për Botërorin në Katar. Një softuer do të jetë në gjendje të zbulojë në kohë reale pozicionimin e lojtarëve në fushë, duke përdorur sensorë, duke lejuar kështu të shpejtohet koha për konfirmimin ose jo të një goli, pa pasur nevojë të përdorë gjurmimin manual të linjave, siç është aktualisht.

Për të lehtësuar kuptimin e disa situatave për publikun, për më tepër, episodet do të përsëriten në ekranet gjigantë të stadiumeve dhe mund të jetë i disponueshëm edhe një aplikacion që raporton dialogët ndërmjet arbitrit dhe VAR.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI