Flash

Berisha akuzon Ramën si përfaqësues të Vuçiçit: Sulmoi Bullgarinë, një vend mik

Lapsi.al 28 June 2022
Berisha akuzon Ramën si përfaqësues të

Sali Berisha akuzoi Edi Ramën si përfaqësues të Serbisë, për sjelljen që kryeministri bëri në samitin e Brukselit, duke sulmuar Bullgarinë dhe vendet e BE-së.

Pavarësisht veto-s bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut, që po mban peng edhe hapjen e negociatave të Shqipërisë, Sali Berisha e sheh të papranueshme gjuhën e përdorur nga Edi Rama drejt Bullgarisë.

Lexo më tej: Ndizet mes Tiranës dhe Sofies: “Jeni turp”, “Silluni si evropianë” 

Sipas Berishës, Bullgaria është një vend mik që ka mbajtur vetëm qëndrime miqësore ndaj shqiptarëve, ndaj edhe fjalët e rënda të Ramës drejtuar këtij shteti, Berisha ia faturon interesave që sipas tij, Rama ka me Aleksandër Vuçiçin.

"Samiti i Brukselit zbuloi se Edi Rama shkoi si përfaqësues i Vuçiçit, Breogradit dhe jo Tiranës. Përdori një gjuhë ordineri, që mund ta përdorë Lavrov apo Putin ndaj udhëheqësve të BE. I ka porosi të Beogradit. Sulmoi Bullgarinë. Vend mik, ka qenë një nga avokatët kryesorë në Hagë kur është gjykuar çështja e pavarësisë së Kosovës. Duhet të jesh si Edi Rama që të sulmosh një vend që ka vetem qëndrime dhe vendime miqësore ndaj shqiptarëve. Po gërsheton të gjithë faktorët që e bëjnë këtë qeveri kryekëput ç'njerëzore, që nuk ia ndjen për qytetarët e vet. Që kujdeset për interesat e Beogradit." - u shpreh Berisha. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Tiranë/ Arrestohen gjashtë persona

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 20-vjeçarin E.P., për veprën penale ‘Goditje për shkak të detyrës’. Mësohet se ditën e djeshme i riu ka goditur me grusht...

12:47

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI