Flash

Kërkohej për kultivim kanabisi, arrestohet 47-vjeçari në Dibër

Lapsi.al 28 June 2022
Kërkohej për kultivim kanabisi, arrestohet 47-vjeçari në

Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 47-vjeçar të shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike. Në kuadër të operacionit të koduar “Gjorica” u arrestua shtetasi B. O., 47 vjeç, i shpallur në kërkim, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në vitin 2020 nga shërbimet e Policisë të Drejtorisë Fier, në një ambient në përdorim të këtij shtetasi, i është gjetur një sasi lëndë narkotike canabis sativa.

Gjykata e Shkallës së Parë Fier, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”

Njoftimi i policisë

DVP Dibër

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Gjorica”.

Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim nga DVP Fier.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Dibër në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar ” Gjorica”.

Në kuadër të këtij operacioni, në njësinë administrative Gjoricë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

O., 47 vjeç, banues në njësinë administrative Gjoricë, Bulqizë .

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në vitin 2020 nga shërbimet e Policisë të Drejtorisë Fier, në një ambient në përdorim të këtij shtetasi, i është gjetur një sasi lëndë narkotike canabis sativa.

Gjykata e Shkallës së Parë Fier, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI