Flash

Koeman nuk i del e keqja me Barcelonën: "Nuk do t'i paguaja kurrë shifra të tilla për Lewandowski”

Lapsi.al 28 June 2022
Koeman nuk i del e keqja me Barcelonën: "Nuk do t'i paguaja

Ronald Koeman ishte i ftuar në emisionin 'Vaques sagrades' për të folur për kohën e tij te Barcelona, shkarkimin nga klubi dhe se si mund të jetë e ardhmja e blaugranave. Holandezi nuk e la rasti t'i shpëtonte për të hedhur ndonjë shigjetim ndaj spanjollëve.

Për mënyrën se si po përjeton periudhën pas lamtumirës nga Barcelona, tekniku zbulon: "Meqenëse nuk stërvitem, i përkushtohem udhëtimeve dhe shijimit të gjërave me familjen time. Është një jetë shumë më e relaksuar sesa kur isha trajner. Ishte një lloj çlirimi të hiqja dorë së qeni trajner", pranoi Koeman që më pas iu referua edhe mënyrës se si u shkarkua nga blaugranat në avion. "Një president gjithmonë mund të dyshojë privatisht për trajnerin e tij. Por nëse këto dyshime shfaqen në shtyp, edhe njerëzit fillojnë të dyshojnë."

Për Barcelonën dhe lojën e klubit: "Natyrisht si trajner jam pro idesë për të dominuar lojën. Por Barça jeton në të kaluarën, e ankoruar ende në tiki-taka... Futbolli tani është më i shpejtë dhe më teknik".

Në fund, një vështrim edhe për merkaton: "De Jong? E vetmja gjë që di është se Frenkie dëshiron të vazhdojë të luajë me Barçën. Disa ditë më parë ai më tha se donte të vazhdonte. Ajo që nuk e di është nëse Barça dëshiron ta shesë apo ka nevojë për para, sepse ai është një nga lojtarët e paktë për të cilin mund të marrë një shumë të mirë”. Më pas, një shigjetim për Xavin edhe për cështjen Lewandowski: “Kam shumë dyshime për të paguar 60 milionë për një lojtar 35-vjeçar”.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI