Flash

Njeriu më i pasur i Ukrainës padi kundër Rusisë për viktimat

Lapsi.al 28 June 2022
Njeriu më i pasur i Ukrainës padi kundër Rusisë për

Njeriu më i pasur i Ukrainës, Rinat Akhmetov, ka ngritur një padi kundër Rusisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ), duke kërkuar kompensim për humbjet e shkaktuara nga pushtimi i Moskës në Ukrainë.”

Kompania e Akhmetovit, “System Capital Management” (SCM) tha në një deklaratë më 27 qershor se manjati kishte humbur miliarda dollarë në biznes që kur Rusia filloi luftën më shumë se katër muaj më parë.

“Si pronar i Azovstalit dhe shumë objekteve të tjera industriale që janë shënjestruar nga forcat e armatosura pushtuese ruse, zoti Akhmetov kërkon të sigurohet që Rusia të mbahet përgjegjëse për shkatërrimin që po bën në të gjithë Ukrainën”, thuhet në deklaratë.

Trupat ruse morën nën kontroll fabrikën e çelikut Azovstal në qytetin port juglindor të Ukrainës, në Mariupol, në maj, pas një rrethimi që zgjati javë të tëra, ndërsa luftëtarët ukrainas rezistonin brenda fabrikës gjigante.

Akhmetov po kërkon gjithashtu një urdhër nga gjykata që “të parandalojë Rusinë nga përfshirja në bllokada, plaçkitje, devijime dhe shkatërrime të mëtejshme të grurit dhe çelikut” të prodhuar nga kompanitë e tij, thuhet në deklaratë.

“E keqja nuk mund të mbetet e pandëshkuar. Krimet e Rusisë kundër Ukrainës dhe popullit tonë janë skandaloze dhe fajtorët duhet të mbahen përgjegjës,” tha Akhmetov.

Në deklaratë shkruhej se Akhmetov po kërkonte kompensim nga Rusia për “shkeljen e të drejtave të tij pronësore”. Ai tha gjithashtu se ndërsa shuma e saktë e dëmeve nuk mund të vlerësohet ende, “parashikohet Federata Ruse i detyrohet zotit Akhmetov miliarda dollarë për shkeljen e të drejtave të tij të njeriut.”

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me padinë e Akhmetov, u tha gazetarëve në Moskë se Rusia nuk ishte më nën juridiksionin e GJEDNJ-së, e cila ndodhet në Strasburg, Francë. Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi më 11 qershor një ligj sipas të cilit Rusia nuk do të ndjekë vendimet e GJEDNJ-së të marra pas 15 marsit./ Marrë nga REL

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI