Flash

"Po mbreti ku është?": Simeone e i biri luajnë shah, rrjetet sociale tallen dhe indentifikojnë gabimet

Lapsi.al 28 June 2022
"Po mbreti ku është?": Simeone e i biri luajnë shah,
Një foto e Cholo Simeones dhe djalit të tij Giovanni që dukej të luanin shah ka ndezur mediat sociale, që besojnë se skena ishte e rreme: "Ku është mbreti"? Në Twitter, fotografia e Cholo Simeones dhe djalit të tij Giovanni, që dukej se luanin shah, pothuajse rrezikoi të bëhej një temë e preferuar e debatit. Dihet që trajneri i Atletico Madrid, ashtu si trajnerë dhe futbollistë të tjerë, është një adhurues i lojës dhe kjo duhet t'i kishte kaluar nëpër mendje tashmë mijëra përdoruesve të rrjeteve sociale që u hodhën menjëherë 'me kokë' me të vetmin qëllim për të kritikuar postimin e publikuar nga familja argjentinase. Në foton e postuar, në fakt, tabela e shahut është e pozicionuar keq (katrori i bardhë duhet të jetë gjithmonë në të djathtë të lojtarit, ndërsa në këtë rast është i zi), dhe duke zmadhuar Cholon, shihet se ky i fundit luan pa mbret, guri thelbësor i lojës. Padyshim që ndjekësve nuk u kanë shpëtuar këto dy të dhëna: "Fotografia e rreme e vitit për t'u dukur inteligjent duke luajtur shah. Tabela e shahut është e pozicionuar keq dhe Simeone luan pa mbret", komentoi përdoruesi Jorge Ramirez, duke marrë më shumë se 1400 komente, 8800 retëeet dhe 78,300 pëlqime. Kështu që fotografia është vërtet e rreme? Aspak. Siç shpjegon Julio Montes, një profil në Twitter më i vëmendshëm se të tjerët, fotografia është e vërtetë pasi baba e bir janë duke luajtur me variantin e lashtë të quajtur Gana-Pierde. Në këtë variant spanjoll, në fakt, është e detyrueshme kapja dhe gjithashtu edhe mbreti mund të hahet pa problem, si çdo gur tjetër në tabelën e shahut, pasi nuk lejohet dorëzimi. Fituesi është pra kushdo që i mbaron gurët ose nëse kundërshtari nuk është në gjendje të lëvizë gurët e tij. Nga fotoja në fjalë, në dritën e këtij shpjegimi, duket se Cholo nuk është aspak në vështirësi, por është gati të fitojë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI