Flash

Bënte prova në një emision televiziv, humbet testikulin: ish-mesfushori i Werder Bremen e pëson keq në pishinë

Lapsi.al 29 June 2022
Bënte prova në një emision televiziv, humbet testikulin:

Thorsten Legat është një ish-mesfushor i Werder Bremenit, me të cilin fitoi Bundesligën në sezonin 92/93 dhe Stuttgart, që i ka varur këpucët prej më shumë se njëzet vjetësh. Pas një karriere si trajner, jo i suksesshëm, 53-vjeçari gjerman kishte vendosur të ndërmerrte rrugën e televizionit, duke u bërë një personazh mjaft i famshëm në atdhe. Por pjesëmarrja në një emision, RTL Turmsprung, i kushtoi shtrenjtë. Madje shumë shtrenjtë.

Në këtë shfaqje të televizionit gjerman, konkurrentët duhet të hidheshin në pishinë në lloje të ndryshme testesh. E pikërisht gjatë ushtrimeve para të transmetimit, një kërcim nga trampolina në 3 metra lartësi rezultoi fatale për Thorsten Legat: duke rënë në ujë në mënyrë të cekuilibruar, ish-mesfushori pësoi një dëmtim të rëndë në testikulin e tij, i dëmtuar rëndë. Deri në atë pikë sa duhet të hiqet dhe të zëvendësohet me një protezë.

"Unë u hodha dhe harrova të mbaja këmbët të bashkuara," shpjegoi Legat. “Pati një zhurmë të madhe kur rashë në ujë, ndjeva dhimbje”. Në fillim ish-futbollisti vazhdoi të stërvitej, por duke u kthyer në shtëpi kuptoi se diçka nuk shkonte: “Testikujt e mi ishin pothuajse sa një tullumbace”. Një ekzaminim urologjik zbuloi një çarje të testikulit, një hematomë dhe një infeksion të fshikëzës. Më pas një mjek dha verdiktin e tmerrshëm: testikuli i dëmtuar duhet të hiqet: “Në fillim ndjeva se bota ra mbi mua, pastaj u informova, është një lloj implanti i gjirit”.

Operacioni duhet të bëhet rreth mesit të gushtit, por Legat, siç është në karakterin e tij, nuk ka rënë moralisht dhe është gati të rikthehet në TV: për të në horizont është pjesëmarrja në edicionin gjerman të spektaklit të famshëm Ninja Warrior.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI