Flash

Kundërshtuan kontrollin e policisë në një lokal, prangosen 4 të rinj në Fier

Lapsi.al 29 June 2022
Kundërshtuan kontrollin e policisë në një lokal, prangosen 4

Katër të rinj janë arrestuar nga Policia e Fierit, pasi kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e rendit, teksa këta të fundit ishin duke kryer një kontroll në një lokal.

Shtetasit e vënë në pranga nga uniformat blu janë Julian Tafa, Enerik Metaj, Albano Metaj dhe Elsi Kapaj.

"Kundërshtuan punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së detyrës, vihen në pranga 4 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasit J. T., 20 vjeç, E. M., 23 vjeç, A. M., 22 vjeç dhe E. K., 20 vjeç, banues në Fier, pasi në një lokal në bulevardin “Ramiz Aranitasi”, 4 të rinjtë, të cilët ishin klientë në lokal, kanë kundërshtuar punonjësit e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, të cilët kanë qenë duke ushtruar kontroll për paligjshmëri, në këtë subjekt.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI