Flash

Një 70 vjeçare mes drejtuesve të Chelsea: njihuni me Barbara Charone, PR legjendar i yjeve të pop-it

Lapsi.al 29 June 2022
Një 70 vjeçare mes drejtuesve të Chelsea: njihuni me Barbara

Muzikë e re në shtëpinë e Chelsea. Pronari i ri Todd Boehly ka emëruar këshillin e ri të administratorëve të shoqërisë Blues dhe mes drejtuesve të klubit do të jetë edhe legjendarja e PR, Barbara Charone, që në portofolin e klientëve të saj ka emra si Madonna dhe Rod Stewart. 70-vjeçarja mbërriti në Stamford Bridge së bashku me drejtuesit e tjerë të rinj, pas largimit të Bruce Buck dhe Marina Granovskaia.

Amerikanja ka punuar si PR për Madonna, Rod Stewart dhe Keith Richards dhe aktualisht drejton agjencinë e saj MBC, e cila merret me Foo Fighters, Depeche Mode, Lewis Capaldi dhe të tjerë. Megjithatë, fundjavat e saj, prej më shumë se tre dekadash, kanë qenë gjithmonë të rezervuara për Chelsean.

Gruaja është një abonente historike në Stamford Bridge, ka brohoritur gjithmonë për klubin e Premier League dhe ishte në tribunat e Allianz Arena të Mynihut kur klubi fitoi Champions League-n e parë në 2012, kundër Bayernit vendas. Barbara gjithashtu mori pjesë në hartimin e himnit të Chelsea Blue Day, krijuar nga solisti i Madness Suggs në vitet '90.

Charone konsiderohet si "PR muzikore më e fuqishme" e Britanisë. Ajo e filloi si gazetare muzikore në Shtetet e Bashkuara, më pas emigroi në Angli në vitin 1974, ku filloi të shkruante për revistën Sounds dhe më pas të punonte si e pavarur për Rolling Stone. Ajo ishte gjithashtu një nga shkrimtarët e parë për NME.

Pas kësaj, ajo filloi karrierën si PR për emrat më të mëdhenj të muzikës. Tifoze e Blues, por edhe e Rolling Stones, Barbara e ka intervistuar grupin disa herë, duke krijuar një marrëdhënie besimi me Mick Jagger dhe shokët e tij. E ishte piëkrisht ajo që ndihmoi kitaristin e grupit Keith Richards kur ai përfundoi në burg në Kanada në vitet '70.

Tani, fillon aventura e re e saj si drejtuese e Chelsea. Një rol që siç ka shpjeguar në mikrofonat e The Big Issue, e ka pranuar menjëherë, pa e menduar: “Donin të kishin dy tifozë në bord. Ata donin një grua dhe erdhën tek unë. Sigurisht që i thashë po menjëherë. Është super emocionuese”.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI