Flash

Pas heqjes së vetos, Turqia i kërkon Suedisë dhe Finlandës të dorëzojnë "33 terroristë"

Lapsi.al 29 June 2022
Pas heqjes së vetos, Turqia i kërkon Suedisë dhe Finlandës

Ministri turk i Drejtësisë Bekir Bozdag tha se Turqia do t’i rinisë Suedisë dhe Finlandës kërkesat për ekstradim të individëve që i konsideron terroristë pasi tri vendet arritën një marrëveshje që i hap rrugën vendeve nordike për t’u anëtarësuar në NATO.

Të mërkurën Bozdag tha se së shpejti do të dërgohen kërkesat zyrtare për ekstradim të 33 anëtarëve të Partisë Kurde PKK dhe anëtarëve të tjerë të rrjetit “FETO”, të konsideruar përgjegjës për tentativën për grusht shteti të vitit 2016-të.

Të martën në Madrid u nënshkruan një memorandum mes Ankarasë, Helsinkit dhe Stokholmit, pas të cilit Turqia hoqi veton ndaj kërkesës së vendeve skandinave për anëtarësim në NATO në këmbim të bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit.

“Dosjet e gjashtë anëtarëve të PKK-së, gjashtë anëtarëve të FETO-s ndodhen në Finlandë, ndërsa ato të dhjetë anëtarëve të FETO-s dhe 11 anëtarëve të PKK-së ndodhen në Suedi. Ne do të kërkojmë zyrtarisht përsëri për ekstradimin e tyre pas marrëveshjes dhe do t’ua kujtojmë atyre”, citohet të ketë thënë Bozdag për agjencinë shtetërore të lajmeve “Anadolu”.

Në tekstin e memorandumit që tre vendet nënshkruan të martën, Finlanda dhe Suedia ranë dakord të “adresojnë kërkesat e pezulluara (të Turqisë) mbi deportimin ose ekstradimin e të dyshuarve për terrorizëm … në përputhje me Konventën Evropiane për Ekstradimin”.

“Nuk na është paraqitur asnjë kërkesë për momentin, me sa di unë,” u tha gazetarëve të mërkurën në Madrid presidenti finlandez Sauli Niinisto.

Të martën, ai tha se memorandumi i nënshkruar nuk listonte asnjë individ për ekstradim dhe se Finlanda do të vazhdojë të respektojë rregullat evropiane në vendimet e saj të ekstradimit.

“Ne në fakt nuk kemi asnjë kërkesë ekstradimi të pazgjidhur për momentin. Ne kemi përpunuar 14 nga 16 (kërkesat nga Turqia) dhe dy vendime janë bllokuar nga fakti se objektivat nuk janë gjetur,” u tha Niinisto gazetarëve.

Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson tha se Suedia do të vazhdojë të ndjekë ligjet ndërkombëtare mbi ekstradimet e saj.

“Varet se çfarë informacioni marrim nga Turqia në këtë fushë,” tha ajo për Reuters.

Turqia, një anëtare e NATO-s prej më shumë se 70 vjetësh, me ushtrinë e dytë më të madhe të aleancës, ka kërkuar prej kohësh që aleatët të ndalojnë mbështetjen për YPG-në, një aleat kyç i SHBA-së në luftën kundër Shtetit Islamik në Siri. Ajo ka shkëmbyer vazhdimisht informata me Shtetet e Bashkuara, Francën, Gjermaninë, Holandën dhe të tjerët për këtë çështje./REL

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI