Flash

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Audio turpëruese e Sergio Ramos: i kërkon ndihmë presidentit të RFEF për të fituar Topin e Artë

Lapsi.al 30 June 2022
Audio turpëruese e Sergio Ramos: i kërkon ndihmë presidentit

Sezoni i tij i fundit, i pari me fanellën e Paris Saint Germain, ishte mjaft zhgënjyes, mes dëmtimeve kronike dhe mungesës së gjendjes fizike. Por vitet e mëparshme te Real Madrid e kishin bërë Sergio Ramos një nga mbrojtësit më ikonik, vendimtar dhe më të suksesshëm në historinë e fundit të futbollit. Gjithësesi, jo deri në atë pikë sa të konkurronte për Topin e Artë, çmim në të cilin arriti vetëm vendin e gjashtë në vitin 2017. Ndoshta kjo është arsyeja pse lojtari i lindur në '86, në verën e 2020, shkoi aq larg sa të kërkonte “një ndihmë të vogël” nga presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, siç u zbulua në mënyrë sensacionale nga disa audio që El Confidencial do të publikojë të premten.

Në funksion të garës së Topit të Artë 2020, e cila përfundimisht nuk u caktua për shkak të pandemisë Covid, Sergio Ramos pati idenë e shkëlqyer për të dërguar mesazhe zanore numrit një të Federatës Spanjolle të Futbollit Rubiales, për t'i kërkuar hapur mbështetjen e tij: "Rubi, mirmbrëma, shpresoj të jeni mirë me gjithë familjen”, e nis me mirësjellje mbrojtësi. Që më pas del te cështja: "Ti e di që nuk të kam kërkuar kurrë asgjë, por nëse dua ta bëj sot, është sepse mendoj se është një vit i veçantë për performancat që kam pasur këtë vit. Unë do të doja që të më ndihmosh në çdo mënyrë të mundshme dhe të përdorësh kontaktet e tua në UEFA në lidhje me Topin e Artë”.

Në mesazhet dërguar Rubiales, Sergio Ramos u përpoq të mbrojë kauzën e tij duke vënë në dukje faktin se fitorja e tij eventuale do të ishte një burim krenarie për të gjithë Spanjën: “Unë do t'ju falënderoja për gjithë jetën time. Jo vetëm për mua, por edhe sepse mendoj se futbolli spanjoll e meriton shumë”. Sipas asaj që u zbulua, Rubiales u përgjigj se ai me siguri e meritonte çmimin, duke i uruar fat për sezonin e ardhshëm të Champions League dhe duke shtuar se pavarësisht se nuk kishte fuqi vendimmarrëse për detyrën, ai do ta ndihmonte në çdo mënyrë të mundshme.

Një kërkesë e turpshme, për të cilën në ditët e ardhshme do të zbulohen të gjitha detajet. Sigurisht që një fitues i kalibrit të Sergio Ramos nuk del shumë mirë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI