Flash

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Lukaku-Tuchel, çfarë ndodhi në të vërtetë: batuta e trajnerit që shkatërroi raportin e tyre

Lapsi.al 30 June 2022
Lukaku-Tuchel, çfarë ndodhi në të vërtetë:

Romelu Lukaku, në orët e fundit është rikthyer zyrtarisht te Interi, si huazim sezonal nga Chelsea. 29-vjeçari, i cili shënoi 15 gola në 44 ndeshje për Bleus sezonin e kaluar, është i lumtur që është rikthyer në Milano, por nuk është i vetmi që është kënaqur nga kjo lëvizje. Transferimi i Big Rom në Itali, në fakt ka lumturuar tifozët zikaltër, por edhe teknikun e Chelsea, Thomas Tuchel. Gjermani, siç raportohet në javët e fundit nga Bild, ka insistuar për ta larguar sulmuesin.

Që raporti mes të dyve nuk ishte idilik ishte kuptuar që herët. Lukaku nuk arriti të futej në mekanizmat sulmues të klubit të Premier League. Intervista e lojtarit për Sky Sport Italia, më pas, prishi marrëdhëniet mes trajnerit dhe sulmuesit. Belgu, me atë rast, tha se nuk ishte i kënaqur me përvojën e tij në Londër dhe se po mendonte për një rikthim te Inter. Gjermani e bëri të qartë se nuk i vlerësoi fjalët e tij dhe e përjashtoi 29-vjeçarin nga skuadra për ndeshjen shumë të rëndësishme kundër Liverpool.

Megjithatë, tani dalin detaje të reja. Intervista me Sky, në fakt nuk do të ishte pika e famshme që derdhi gotën. Sipas të dhënave të reja, marrëdhënia mes menaxherit të Chelsea dhe Romelu Lukakut u prish për shkak të një shakaje të Tuchel. Një shaka, të cilën belgu nuk e kishte pëlqyer.

Gazetari i GOAL, Nizaar Kinsella ka dhënë disa detaje rreth marrëdhënies së Lukakut me teknikun gjatë një episodi të fundit të The Italian Football Podcast. Kinsella zbuloi se thyerja mes të dyve ndodhi ndërsa ata po ndiqnin një ndeshje të Tottenham. Tuchel bëri një koment për ish-trajnerin e Interit, Antonio Conte, por nuk shkoi mirë: 'Ja babai yt', ishte fjalia e thënë nga gjermani, duke iu referuar Antonio Contes. Ishte thjesht një shaka, por mesa duket Lukaku nuk e ka marrë shumë mirë. E pikërisht për shkak të shakasë, marrëdhënia mes të dyve, tashmë e komprometuar, ishte përkeqësuar më tej.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI