Flash

Topalli krah Berishës: Bashkohuni në protestën e 7 korrikut, situata është alarmante

Lapsi.al 30 June 2022
Topalli krah Berishës: Bashkohuni në protestën e 7 korrikut,

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD Jozefina Topalli, deklaroi në takimin e Sali Berishës me gratë e LDGSH-së se në protestën e 7 korrikut duhet të bashkohemi kundër qeverisë. Topalli në fjalën e saj tha se problemet kryesore në vendin tonë janë emigrimi dhe fenomeni demokrafik i rritjes negative, ku numri i vdekjeve është i lartë ndërsa ai i lindjeve i ulët.

"Më 7 korrik besoj se një numër shumë i madh burrash e grash, djem të rinj do vijnë të sfidojnë lirinë, prespektivën që secili kërkon t'ia japi fëmijës së vet. Ka shumë probleme, për mua personalisht dy janë më të rrezikshmet emigrimi, dhe fenomeni demokrafik i rritjes negative. Numri i vdekjeve më i lartë se numri i lindjeve. Ky është alarm. Elon Mask për Japoninë, thotë se ai vend që ka rritje negative demografike s'ka të ardhme. Gruaja nuk mëkaton kurrë me heshtje dhe oportunizëm kur fjala është për familjen e saj", tha Topalli.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI