Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Breshëri dëmton 500 hektarë grurë në Korçë e Maliq

Lapsi.al 1 July 2022
Breshëri dëmton 500 hektarë grurë në Korçë

Pak ditë para korrjes së grurit në fshatrat e Korcës dhe Maliqit, natyra u bëri një surprisë të keqe fermerëve. Këto pamje vijnë nga fshati Rrëmbec, Maliq. Breshëri i rënë gjatë pasdites së të enjtes ka shkatërruar qindra hektarë të mbjella.

"Për 7-8 ditë duhet të fillonte korrja. Në këtë peridhë, gjysmë ore breshër që ra sot, pa pushim dhe i furishëm, shkatërroi gati 95% të prodhimit," thotë një fermer

Fermerët thonë se 90% e të mbjellave janë dëmtuar rëndë. Ata thonë se ajo që ka mbetur pa u dëmtuar është një sasi e vogël dhe e pamjaftueshme as për konsum familjar. Të gjunjëzuar sytë i kthejnë nga shteti.

"Janë gjithë ato shpenzime: ne marrim toka me qira, nafta, ure, nitrati. Ne jemi të falimentuar. Kërkojmë nga shtetit të na subvencionojë, të na japë një ndihmë."

Nga breshëri i fortë u goditët dhe fshatrat Orman dhe Pojan të bashkisë së Maliqit.

Të këshilluara

Fundoset një mjet lundrues në Jalë

Një mjet lundrues është fundosur në plazhin e Jalës në Himarë. Mësohet se bëhet fjalë për një fllugë, në pronësi të Jorgo Andonit. Ngjarja ka ndodhur në mëngjes...

13:27

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI