Flash

Erdogan: Nuk duam luftë me Greqinë, por nuk po i mban premtimet

Lapsi.al 1 July 2022
Erdogan: Nuk duam luftë me Greqinë, por nuk po i mban premtimet

Turqia nuk dëshiron të hyjë në luftë me Greqinë, por do të vazhdojë t’i përgjigjet shkeljeve të hapësirës ajrore turke, tha Recep Tayyip Erdogan, një ditë pas kthimit nga Samiti i NATO-s në Madrid.

Presidenti turk është pyetur për marrëdhëniet greko-turke dhe mundësinë e zbutjes së tensionit, pas deklaratave të Kyriakos Mitsotakis në favor të Turqisë për çështjen e terrorizmit. Siç tha ai, nuk po mendon për ndonjë takim me kryeministrin grek, ndonëse sipas Erdogan, shumë liderë bënë përpjekje për t’i “pajtuar” në Madrid.

“Ne nuk kemi dëshirë të hyjmë në luftë me Greqinë. Megjithatë, Greqia nuk i mban premtimet e saj, ky është problemi”, theksoi Erdogan.

Në të njëjtin kontekst ai akuzoi Greqinë për shkelje.

“Kanë bërë 147 shkelje ajrore në një kohë shumë të shkurtër. Pra, nëse jemi fqinjë, nëse jemi miq, nëse duam të jetojmë në paqe, pse po na shkelni hapësirën ajrore 147 herë? Sigurisht, kur bëni një gjë të tillë, shkeljet, atëherë cila është detyra jonë? Forca jonë ajrore do të ngrihet dhe do t’ju japë imazhin dhe perspektivën që ju nevojitet. Këtë e bën forca jonë ajrore”, tha ai.

“Nëse nuk e bëj, çfarë do të thonë qytetarët e mi? Ku janë forcat tona të armatosura? Prandaj forcat tona të armatosura po bëjnë pjesën e tyre dhe nëse vazhdojnë këto shkelje të hapësirës ajrore, ne do të vazhdojmë të bëjmë atë që duhet. Këtu do të them se Mitsotakis na dha drejtësi, por shumë liderë, nuk e di kush e nisi, bënë përpjekje të mëdha për të na pajtuar. Ne thamë se nuk po mendojmë për këtë tani. Ne po shohim se çfarë do të sjellin kushtet në të ardhmen dhe ne do t’i vlerësojmë ato në përputhje me rrethanat”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI