Flash

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Katar 2022, Botërori me rregulla ndryshe: FIFA aprovon risitë teknologjike të turneut

Lapsi.al 1 July 2022
Katar 2022, Botërori me rregulla ndryshe: FIFA aprovon risitë

Kupa e Botës në Katar do të jetë turneu që do të pagëzojë pozicionin jashtë loje gjysmë automatik, teknologjinë më të fundit anti-polemika. Sistemi i ri, me emrin teknik “Teknologjia e gjurmimit të gjymtyrëve", bazohet në punën e koordinuar të 12 kamerave, të instaluara në çatinë e stadiumit dhe të dedikuara për regjistrimin e 29 pikave të dhëna për secilin lojtar (të gjitha gjymtyrët dhe ekstremitetet përkatëse), 50 herë në sekondë, duke llogaritur pozicionin e tyre të saktë në fushë, në çdo zonë, në mënyrë që të mund të bëhet një sinjalizim korrekte dhe i shpejtë.

E megjithatë, arbitrat do të mbeten në qendër të procesit të vendimmarrjes. "Arbitrat dhe ndihmësit e gjyqtarëve do të jenë ende përgjegjës për vendimin në fushë. Teknologjia do të ofrojë vetëm mbështetje të mëtejshme të vlefshme për marrjen e vendimeve më të sakta dhe më të shpejta, në veçanti, kur pozicioni jashtë loje do të jetë shumë delikat dhe shumë i vështirë” shpjegoi Collina, i cili foli gjatë një webinari të FIFA-s mbi këtë temë.

Edhe topi zyrtar i turneut, Al Rihla, do të sigurojë një tjetër element zbulimi, përmes një sensori të instaluar në qendër të sferës, i cili do të dërgojë të dhëna në dhomën e videove, 500 herë në sekondë. Sipas FIFA-s, që ka zyrtarizuar përdorimin e tij në Botërorin e ardhshëm (duke filluar më 21 nëntor), kjo është risia më e rëndësishme teknologjike në botën e futbollit, pas prezantimit të "Goal Line Technology" dhe VAR, të cilat kishin debutuar në Kupën e Botës në Rusi katër vjet më parë. Pas eksperimenteve të gjata dhe pozitive, edhe gjatë Kupës së Botës për Klube të vitit të kaluar, teknologjia e re do të mbështetet nga animacionet 3D të gjeneratës së fundit, të cilat do të shfaqen në ekranet drejtpërdrejt në stadium dhe në TV.

Kënaqësia për këtë avancim të mëtejshëm teknologjik, i cili do të duhet të garantojë vendime gjithnjë e më të sakta të arbitrit, u shpreh edhe nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino: “Kjo është një teknologji që vjen pas tre vitesh kërkimesh dhe testimesh, dhe për të cilën FIFA është jashtëzakonisht krenare. Sepse FIFA është e përkushtuar të përdorë teknologjinë për të përmirësuar lojën e futbollit në të gjitha nivelet".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI