Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

"Me mua nuk flitet me gjuhën e bojkotit"/ Rama: Harta gjyqësore nuk ndryshon

Lapsi.al 1 July 2022
"Me mua nuk flitet me gjuhën e bojkotit"/ Rama: Harta

Kryeministri Edi Rama foli në konferencën me gazetarët edhe mbi hartën e re gjyqësore. Rama tha se nuk do të ketë asnjë hap pas për hartën e re gjyqësore pavarësisht bojkotit të avokatëve që ka hyrë në javën e dytë të tij. Sipas kryeqeveritarit me qeverinë e tij nuk flitet me gjuhën e bojkotit.

"Harta e re gjyqësore është ajo dhe nuk ndryshon.  Habitem që ka akoma individë që besojnë se me ne mund të flitet me gjuhën e bojkoteve, me gjuhën e shfaqjeve të kokëfortësisë pa zë. Në këtu jemi kush ka diçka për ta ndarë e ka shumë të thjeshtë të na kërkojë, të ulemi të flasim, të dëgjojmë. Por, harta është ajo dhe nuk ndryshon.", tha Rama.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI