Flash

Për Shakirën kërkoi të shtyhej ndeshja e Spanjës: telefonoi për favorin Rubiales, del audio edhe për Piqué

Lapsi.al 1 July 2022
Për Shakirën kërkoi të shtyhej ndeshja e Spanjës:

Pak ditë pas skandalit që përfshiu Sergio Ramos, shfaqet një audio e re e turpshme në Spanjë. Këtë herë protagonist është një legjendë e Barcelonës, Gerard Pique. Mbrojtësi nuk po kalon një periudhë të lehtë: fillimisht ndarja me Shakirën, më pas vështirësitë me blaugranat dhe tani një audio komprometuese.

Në fakt, El Confidencial shpjegon se lojtari ka tentuar të ndryshojë kalendarin e kombëtares spanjolle për të qenë në gjendje të ndjekë një ndeshje tenisi. Faktet datojnë në vitin 2019 dhe Piqué duhej të merrte pjesë në inaugurimin e Kupës Davis me të dashurën e atëhershme Shakira. Për fat të keq, në atë ditë, kishte edhe një ndeshje me Spanjën. Mbrojtësi në këtë pikë i ka kërkuar presidentit të RFEF (Federatës Spanjolle) Luis Rubiales që të shtyjë ndeshjen, në mënyrë që ai të mund të ndiqte turneun.

Kërkesa nuk u pranua. Furitë e Kuqe dolën në fushë kundër Rumanisë të hënën më 18 nëntor, siç ishte planifikuar sipas kalendarit. Spanja fitoi 5-0 dhe Pique mungonte, i pa grumbulluar.

Sipas gazetës spanjolle, mbrojtësi i tha Rubiales: “Rubi, duhet të flasim për një problem që është shumë i rëndësishëm për mua dhe ju duhet të ma bëni këtë nder në një mënyrë ose në një tjetër. Po ta shpjegoj. Shoh se ka një ndeshje, që është Spanjë-Rumani, të hënën më 18 nëntor. Atë të hënë fillon edhe Kupa Davis në Madrid. Shakira do të bëjë inaugurimin, partnerja ime do të këndojë, do të bëjmë një spektakël të çmendur, e pasdite do të ketë ndeshje”. E nga këtu erdhi kërkesa për të spostuar ndeshjen: “Sigurisht, nëse është edhe ndeshjen mes Spanjës dhe Rumanisë në Wanda, do kanibalizojmë njëri-tjetrin. Nuk e di se cili ishte kalendari i mëparshëm, nuk e di nëse mund të zhvendoset për të dielën, do të ishte perfekt. Nuk e di nëse luan të premten apo të enjten. Le të shohim kalendarin, e di që nuk keni filluar ende të shisni bileta dhe do të ishte e mundur ta zhvendosni ndeshjen, ndaj le t'i hedhim një sy".

35-vjeçari duhej të shihte spektaklin e Shakirës, por ai donte të ishte në Davis Cup edhe për një arsye tjetër. Pique është themeluesi i Kosmos, një kompani që organizon turneun e tenisit, prandaj interesi i tij ishte i dyfishtë për t'u përfshirë. Rubiales ishte përgjigjur: "Ok, do të përpiqem të shoh nëse është e mundur, nuk e di nëse është e mundur, por nëse është e mundur, do ta provojmë". Në fund, megjithatë, asnjë ndryshim. E tani skandali, që ka provokuar zemërimin e tifozëve spanjollë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI