Flash

Prapaskenat me VAR, drejtori i projektit Nurishmi: "Në 6 ndeshje nuk arritëm ta aplikojmë, impakti pozitiv"

Lapsi.al 1 July 2022
Prapaskenat me VAR, drejtori i projektit Nurishmi: "Në 6 ndeshje nuk

“Nëse e shikojmë në total të gjithë vitin e sistemit VAR në Superiore dhe Kupën e Shqipërisë, me një total prej 196 ndeshjesh, vlerësimi është shumë pozitiv. Duhet të mos harrojmë edhe faktin se ishte viti i parë, një eksperiencë e re dhe përballeshim me shumë të panjohura". Drejtuesi i projektit VAR në Federatën Shqiptare të Futbollit, Lysien Nurishmi, në një prononcim për FSHF.ORG, ka analizuar vitin e parë të implementimit të këtij sistemi në kampionatin “Abissnet Superiore”. Nurishmi ka vlerësuar në kompleksitet vitin e parë të sistemit VAR (Video Assistent Referee) në Shqipëri dhe është ndalur te problematikat e evidentuara. "Kemi evidentuar edhe problematika, ku në 6 ndeshje nuk kemi arritur ta implementojmë për shkak të problematikave teknike dhe ato të lidhura me infrastrukturën e stadiumeve, pa harruar këtu mungesën e eksperiencës”, – shpjegon drejtuesi i projektit VAR në FSHF.

“Do mundohemi që këtë sezon të ri 2022-2023 të mos përsëriten problematikat e evidentuara vitin e kaluar. Teknikët që bëjnë implementimin këtë vit kanë një eksperiencë më të madhe, e cila sigurisht është shumë e rëndësishme. Në të njëjtën kohë do të zhvillojmë edhe trajnime me operatorët që të jemi gati për sezonin e ri. Kemi filluar gjithashtu inspektimi në të gjitha stadiumet dhe janë lënë detyra për përmirësimin e infrastrukturës. Kam shumë besim që ky sezon për arsyet e sipërpërmendura do të jetë shumë herë më pozitiv në krahasim me edicionin e parë për shkak të eksperiencës dhe kushteve më të mira”, – nënvizoi Nurishmi.

Sistemi VAR është një nga projektet dhe investimet më të mëdha të Federatës Shqiptare të Futbollit, që në këtë sezon debutues ka sjellë padyshim rritjen e cilësisë dhe besueshmërisë në futbollin shqiptar, duke minimizuar edhe gabimet e gjyqtarëve. Fazës së implementimit i ka paraprirë një punë e madhe përgatitore që konsistonte në trajnime të shumta me ekspertë të FIFA-s, ku është shpjeguar përdorimi i teknologjisë, janë dhënë informacione mbi mënyrat e përdorimit të aparaturave për të gjithë stafin teknik dhe atë të arbitrave, si edhe arbitrat janë trajnuar vazhdimisht ër rregulloren e ndërhyrjes së këtij sistemi gjatë një ndeshjeje.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI