Flash

Rama sinjalizon legalizimin e kanabisit për përdorim personal (VIDEO)

Lapsi.al 1 July 2022
Rama sinjalizon legalizimin e kanabisit për përdorim personal (VIDEO)

Nga konferenca e sotme për mediat, Edi Rama sinjalizoi edhe legalizimin e kanabisit për përdorim personal.

Lexo më tej: Legalizimi i kanabisit/ Pse Ramës iu desh të fshihej pas Këshillimit Kombëtar 

Sipas kryeministrit, do të vendoset me "Këshillimin Kombëtar" për këtë çështje, sikurse u vendos për legalizimin e kanabisit mjekësor.

Lexo më tej: Pikat kryesore/ Çfarë do të arrijë Rama me Këshillimin Kombëtar 

“Ju kujtoj që për legalizimin e kanabisit mjekësor e kemi konsultuar me shqiptarët dhe në këshillimin kombëtar kanë marrë pjesë gati gjysmë milionë shqiptarë që kanë thënë po, do bëhet. Në këshillimin e ardhshëm do i pyesim edhe nese doni të legalizohet dhe përdorimi rekreativ i kanabisit apo jo, do i pyesim, pra për përdorimin personal.

Apo do vijojë të jetë krim që dënohet dhe që çon fatkeqësisht shumë të rinj në burg. Nëse do thonë po do e bëjmë edhe atë, se kemi një dilemë për këtë gjë. Po të më pyesni mua tani, e po t’u hap mendjen e zemrën do shikoni që jam i dyzuar në këtë pikë. Dhe në diskutimet e brendshme ka pro e kundër, ndaj është këshillimi kombëtar”, tha Rama.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Gjendet i pajetë 37-vjeçari në Fushë Krujë

Një 37 vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e djeshme në banesën e tij në Fushë Krujë, ndërsa dyshohet se është vetëhelmuar. Policia ka nisur hetimet në lidhje...

09:36

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI