Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Reuters: Shqipëria negociata me NATO-n për një bazë detare në Porto Romano

Lapsi.al 1 July 2022
Reuters: Shqipëria negociata me NATO-n për një bazë detare

Agjencia e lajmeve Reuters i ka kushtuar vëmendje deklaratës së kryeministrit Edi Rama se “Shqipëria është në bisedime me NATO-n për të ndërtuar një bazë detare në Porto Romano".

Rama tha në konferencën për shtyp se Porto Romano, që ndodhet pranë qytetit bregdetar të Durrësit dhe synohet si porti më i madh i vendit, do të ketë një seksion tregtar si dhe një bazë detare ushtarake.

“Baza ushtarake do të ndërtohet dhe do të bashkëfinancohet nga NATO dhe Shqipëria”, - tha ai.

“Së shpejti do të kthehemi në Bruksel për të vazhduar diskutimet në lidhje me propozimin tonë… për instalimin e një baze detare të NATO-s në portin e ri në Durrës”, - shtoi Rama.

Në maj, Rama tha se qeveria e tij po i ofronte NATO-s bazën e saj detare Pashaliman rreth 200 km (124 milje) në jug të Tiranës. Pashaliman u krijua nga Moska si një bazë nëndetëse në vitet 1950 për të pritur 12 nëndetëse pranë Vlorës, ku bashkohen detet Adriatik dhe Jon.

NATO po rindërton tashmë bazën ajrore të Kuçovës, rreth 80 km (50 milje) në jug të Tiranës, që do të përdoret nga aleanca. Shqipëria u bë anëtare e NATO-s në vitin 2009. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Kapshticë (Emri)

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e vona të pasdites në Kapshticë. Mësohet se një makinë ka dalë nga rruga në aksin Bilisht-Kapshticë. Për p...

17:35

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI